API Fiskalizimi për Zhvilluesit

FiscAPI

FiscAPI është një ndërfaqe e sigurt dhe e plotë programimi (API) e krijuar për zhvilluesit e programeve. Ofron të gjitha Endpoint-et e nevojshme për të shtuar funksionalitetin e fiskalizimit të faturave në çdo softuer ekzistues palë e tretë.

Për kë

Kompani software, zhvillues të pavarur, dhe biznese me sisteme komplekse ERP që kërkojnë të integrojnë fiskalizimin brenda sistemit të tyre.

Rezultati

Programi juaj faturon dhe fiskalizon automatikisht pa pasur nevojë të ndërtoni infrastrukturën komplekse nga e para.

Pamja e FiscAPI

Veçoritë kryesore

Endpoint-e për Biznesin

Krijoni dhe menaxhoni profile biznesesh, ngarkoni certifikatat elektronike, dhe rinovoni vlefshmëritë automatikisht (Create, Extend, UploadCert).

Fiskalizim Faturash

Deklaroni faturat B2B, B2C dhe E-Invoice direkt nga programi juaj në një fraksion të sekondit.

Menaxhimi i Arkës

Kryeni veprime të detyrueshme ditore përmes API: Hapja e bilancit, hyrjet dhe daljet e parave (Cash In/Out).

Çmimet dhe hapi i radhës

IVA ju ndihmon të zgjidhni konfigurimin e duhur para blerjes.

FAQ

Pyetje të shpeshta

Si funksionon procesi i integrimit me FiscAPI?
Ju ofrojmë akses në një mjedis testimi ku mund të testoni Endpoint-et duke përdorur Swagger dokumentimin tonë. Pasi të verifikoni lidhjet, ofrojmë kredencialet e mjedisit të prodhimit.
Cilat janë teknologjitë e suportuara?
FiscAPI është ndërtuar duke përdorur standardet REST, prandaj është e pavarur nga gjuha. Mund ta thërrisni atë nga C#, Java, Python, PHP, JavaScript, apo çdo gjuhë tjetër.