Sistem i Avancuar Distribucioni
SAD
SAD ju ndihmon të kontrolloni rrjetin e distribucionit nga porosia e parë deri te fatura, fiskalizimi, dorëzimi dhe raportimi nga terreni në kohë reale. Agjentët në terren, magazinat lëvizëse, grosistët rajonalë, çmimet, zbritjet, klientët debitorë, GPS-i dhe raportet sinkronizohen nga pajisjet Android dhe cloud që ju të shihni çfarë po ndodh në çdo zonë.
Për kë
Importues të nivelit të parë, kompani distribucioni, rrjete me grosistë rajonalë, ekipe shitjeje në terren, magazina qendrore, magazina rajonale dhe magazina lëvizëse.
Rezultati
Ju merrni më shumë kontroll mbi porositë, faturat, gjendjen e magazinës, vizitat, zonat, grosistët, agjentët, shoferët, kthimet, mungesat dhe raportet pa e shpërndarë punën në tabela ose komunikime të veçuara.
Rrjeti juaj i distribucionit
Kontrolloni kompaninë, zonat, grosistët dhe agjentët nga një sistem
SAD është sistem distribucioni për importues dhe kompani që shesin në terren, furnizojnë rajone, punojnë me grosistë ose kombinojnë ekipin e tyre të shitjes me partnerë që mbulojnë zona të caktuara. Ju shihni porositë, faturat, vizitat, gjendjen e magazinës, klientët dhe raportet pa pritur që informacioni të vijë me telefonata ose tabela të vonuara.
- I përshtatshëm për importues të nivelit të parë dhe kompani që shpërndajnë mallra në shumë zona.
- Mbështet shitje me agjentë të brendshëm, grosistë rajonalë ose modele ku agjenti merr porosinë dhe grosisti bën furnizimin.
- Ndihmon menaxherët të kuptojnë çfarë ndodh në çdo rajon, klient, magazinë dhe itinerar shitjeje.
- Vendos strukturë mbi rajonet, zonat, agjentët, klientët, çmimet, ofertat dhe magazinat.
Agjentët në Android
Agjenti shet, merr porosi, fiskalizon dhe raporton nga terreni
Kur agjenti shkon te klienti, SAD i jep historikun, bilancin, faturat e papaguara, artikujt e blerë, çmimet, zbritjet dhe materialet promocionale. Nga pajisja Android ai mund të regjistrojë porosi, faturë, fiskalizim, pagesë, store check, foto rafti, arsye mosshitjeje dhe vizitë me koordinata GPS.
- Porosi, faturë, faturë shoqërimi, kthim, pagesë, fiskalizim dhe printim në vend sipas konfigurimit.
- Verifikim NIPT, skanim produkti, çmime sipas klientit dhe zbritje të kontrolluara.
- Historik klienti, klientë debitorë, fatura të maturuara, limite kredie dhe afate pagese.
- Regjistrim vizitash me orë hyrjeje, orë daljeje, vendndodhje dhe arsye mosshitjeje.
Grosistë dhe rajone
Përshtatni distribucionin kur rajonet mbulohen nga grosistë
Nëse biznesi juaj ia kalon furnizimin grosistëve rajonalë, SAD ndihmon që aktiviteti i tyre të mos mbetet jashtë kontrollit. Ju mund të ndiqni zonën që mbulon secili grosist, klientët, porositë, faturat, gjendjen e magazinës së grosistit, kthimet dhe raportimin që duhet të kthehet te kompania qendrore.
- Model për kompani që shpërndajnë vetë dhe për kompani që përdorin grosistë në rajone.
- Model për agjentë që marrin porosi, ndërsa grosisti bën përgatitjen dhe shpërndarjen.
- Raporte për mbulim zone, efektivitet vizitash, shitje, gjendje magazine dhe aktivitet rajonal.
Sinkronizim dhe raporte
Shihni porositë, vizitat, magazinat dhe performancën nga terreni në kohë reale
SAD sinkronizon të dhënat nga nivelet e distribucionit që ju të shihni aktivitetin e ditës nga terreni në kohë reale, jo vetëm rezultatin pasi ekipi kthehet në zyrë. Raportet ndihmojnë me shitjet sipas periudhës, klientit, artikullit, agjentit, rajonit, mbulimin e itinerarit, gjendjen e magazinave qendrore, rajonale, lëvizëse dhe të grosistëve, si dhe shkëmbimin me sisteme financiare.
- Raporte për shitje, vizita, gjendje magazine, realizim plani, bonus dhe klientë debitorë.
- Itinerare në hartë dhe kontroll analitik i aktivitetit ditor të agjentëve.
- Shkëmbim të dhënash me sisteme financiare si Financa 5, Alpha Web, Bilanc ose integrime API sipas projektit.
Logjistika / work order në zhvillim
Nga një ose shumë porosi drejt përgatitjes në magazinë, manifestit dhe faturimit
Moduli i logjistikës / work order po shtohet për ta bërë më të qartë rrugën nga porosia te përgatitja në magazinë dhe dorëzimi. Një ose shumë porosi kthehen në work order; punonjësi i magazinës bën grumbullimin; dispeçeri rakordon mungesat, përgatit manifestin e shoferit dhe faturat; pastaj mbyll manifestin kur shoferi kthehet me dorëzimet, kthimet ose rregullimet. Kjo mbyll ciklin nga porosia te dorëzimi, duke treguar saktë pse një porosi nuk u dorëzua, kur u dorëzua dhe nga cili shofer.
- Proces i planifikuar për përgatitje në magazinë, rakordim sasish, manifest shoferi dhe fatura dorëzimi.
- Trajton rregullimet kur një porosi nuk dorëzohet plotësisht ose nuk dorëzohet fare.
- Synon të automatizojë kthimet ose RMA (Return Merchandise Authorization) dhe backorder për artikujt që mungojnë gjatë përgatitjes.
Shikoni si përshtatet SAD me rrjetin tuaj
Tregoni si punoni sot: agjentë të brendshëm, grosistë rajonalë, magazina lëvizëse, porosi nga terreni, fiskalizim, integrime financiare apo përgatitje në magazinë. Ekipi IVA ju ndihmon të hartoni konfigurimin e duhur.
Çfarë kontrolloni çdo ditë
Një sistem distribucioni për terrenin, magazinat dhe menaxhimin
SAD bashkon porositë, faturat, fiskalizimin, agjentët, grosistët, magazinat, vizitat, GPS-in, çmimet, klientët debitorë, raportet dhe sinkronizimin cloud në një rrjedhë pune për kompaninë tuaj.
Rajone dhe zona
Ndani territorin sipas rajoneve, zonave, minizonave, agjentëve dhe grosistëve.
Grosistë rajonalë
Ndiqni partnerët që mbulojnë rajone, magazinat e tyre dhe aktivitetin që raportojnë te distributori.
Magazina qendrore
Mbani referencat, artikujt, klientët, çmimet, konfigurimet dhe raportimin qendror.
Magazina lëvizëse
Kontrolloni gjendjen në automjete, furnizimet, kthimet dhe disponueshmërinë gjatë ditës.
Forca shitëse
Organizoni agjentë, supervizorë, menaxherë, shoferë dhe magazinierë sipas rolit.
Të drejta përdoruesish
Caktoni aksesin sipas rolit që secili përdorues ka në procesin tuaj.
Porosi dhe fatura
Agjenti regjistron porosi, faturë, kthim ose dokument shoqërimi nga Android.
Printim dhe fiskalizim
Fiskalizoni dhe printoni dokumente te klienti me printer mobil sipas konfigurimit.
Store check
Kontrolloni gjendjen te klienti, ekspozimin, raftin, produktet konkurruese dhe fotot.
Vizita me GPS
Regjistroni vendndodhjen, kohën e vizitës, itinerarin dhe arsyet e mosshitjes.
Pagesa dhe debitorë
Shihni bilancin, arketimet, faturat e papaguara dhe ditët e vonesës.
Njoftime për agjentët
Dërgoni njoftime në sistem për një agjent ose për të gjithë ekipin.
Nivele çmimesh
Përdorni grupe çmimi, fasha, klasifikime klientësh dhe çmime të diferencuara.
Oferta dhe zbritje
Paracaktoni zbritje, promocione, artikuj falas dhe oferta të kontrolluara.
Materiale promocionale
Ndiqni çadra, frigoriferë, materiale në terren dhe gjendjen e tyre te klienti.
Klientë të rinj
Regjistroni klientë të rinj, NIPT, koordinata dhe përkatësi zonale.
Kredit limit
Vendosni afate pagese, limite kredie dhe kontroll mbi faturat e maturuara.
Historik klienti
Shihni faturat, porositë, artikujt e blerë, pagesat dhe portofolin e klientit.
Shitje sipas periudhës
Analizoni shitje sipas klientit, artikullit, agjentit, rajonit ose grupit.
Mbulim itinerari
Matni route coverage, vizitat e realizuara dhe efektivitetin e distribucionit.
Gjendje magazinash
Shihni sasinë dhe vlerën në magazina qendrore, rajonale, lëvizëse ose te grosistët.
Realizim plani
Ndiqni planin, realizimin, bonusin dhe performancën e ekipit.
Integrime financiare
Shkëmbeni artikuj, fatura, furnizime, arketimet dhe gjendjen me sistemet financiare.
Raporte mobile
Supervizorët shohin raporte të shitjes dhe aktivitetit nga pajisjet Android.
Nga porosi në work order
Një ose shumë porosi grupohen për përgatitje në magazinë.
Përgatitja në magazinë
Punonjësi merr listën e artikujve dhe përgatit sasitë që mund të plotësohen.
Rakordim mungesash
Dispeçeri kontrollon mungesat dhe përcakton çfarë faturohet, shtyhet ose kthehet.
Manifest shoferi
Përgatitni manifestin dhe faturat që shoferi merr për dorëzim.
Mbyllje manifesti
Kur shoferi kthehet, rakordoni dorëzimet, mosdorëzimet dhe shoferin që i trajtoi.
Kthime dhe RMA
Procesi synon të trajtojë kthimet ose RMA (Return Merchandise Authorization) dhe porositë që mbeten pezull.
Çmimet dhe hapi i radhës
IVA ju ndihmon të zgjidhni konfigurimin e duhur para blerjes.
Çmimi varet nga konfigurimi që i duhet biznesit tuaj.
Kërko DemoFAQ
Pyetje të shpeshta
Për çfarë biznesesh është SAD?
A është SAD vetëm program inventari?
A mund të përdoret kur distribucioni bëhet nga grosistë rajonalë?
A mund të marrë agjenti vetëm porosi ndërsa grosisti bën furnizimin?
Çfarë bën agjenti në pajisjen Android?
Si ndihmon GPS-i në kontrollin e distribucionit?
A lidhet SAD me sisteme financiare?
Çfarë statusi ka moduli i logjistikës / work order?
Shikoni rrjedhat kryesore të SAD
Galeria tregon rrjetin e distribucionit, shitjet në terren nga Android, grosistët rajonalë, raportimin dhe rrjedhat e logjistikës / work order.