Udhëzime Fiskalizim

Fiskalizimi në Shqipëri: çfarë i duhet biznesit

Udhëzues praktik për fiskalizimin në Shqipëri: certifikata elektronike, software i certifikuar, interneti, faturat dhe hapat para nisjes.

Burimet zyrtare janë kontrolluar më 1 qershor 2026.

Fiskalizimi në Shqipëri kërkon që biznesi të ketë elementët teknikë dhe procedurialë të duhur për të lëshuar fatura të fiskalizuara: pajisje elektronike, lidhje interneti, certifikatë elektronike, zgjidhje software të certifikuar ose kase fiskale, si edhe konfigurim të saktë të të dhënave në SelfCare.

Çfarë duhet të përgatisni para nisjes

Para se të nisni shitjen me fatura të fiskalizuara, kontrolloni nëse biznesi ka kasën ose programin e duhur për mënyrën si punon. Një dyqan i vogël mund të ketë nevojë për një kasë fiskale të thjeshtë. Një biznes me inventar, staf, raporte ose faturë elektronike zakonisht ka nevojë për program fiskalizimi.

Sipas materialeve të DPT-së, elementët standardë për fiskalizimin me zgjidhje software përfshijnë pajisje elektronike, printer, software të certifikuar, lidhje interneti dhe certifikatë elektronike.

Certifikata elektronike

Certifikata elektronike përdoret për procesin e fiskalizimit dhe merret përmes aplikimit online pranë AKSHI-t në portalin e-Albania. Për biznesin, kjo do të thotë se certifikata duhet planifikuar përpara konfigurimit të programit ose pajisjes, jo në momentin e fundit kur pika e shitjes duhet të hapet.

Nëse certifikata skadon ose nuk është konfiguruar si duhet, faturimi mund të bllokohet. Mbani shënim afatet e vlefshmërisë dhe planifikoni rinovimin para përfundimit.

Software i certifikuar ose pajisje fiskale

Zgjidhja që përdorni duhet të përshtatet me mënyrën si shitet, faturohet dhe raportohet në biznesin tuaj. Për pika të thjeshta me pak artikuj, kasat fiskale mund të mjaftojnë. Për shitje me inventar, turne, magazinë, disa përdorues ose faturë elektronike, një program fiskalizimi si WebPOS ose IVAPOS është zakonisht më praktik.

DPT publikon listën e subjekteve të certifikuara për fiskalizim. IVA Elektronik është e listuar në këtë regjistër me mbulim për fatura me dhe pa para në dorë, e-invoice dhe faturë shoqëruese.

Interneti dhe puna kur lidhja bie

Fiskalizimi kërkon lidhje interneti për komunikimin me sistemet tatimore. Në praktikë, biznesi duhet të mendojë edhe për rastet kur lidhja bie: si vazhdon puna, si ruhet radha e faturave dhe si sinkronizohen të dhënat më pas. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për dyqane, bare, restorante dhe pika shitjeje me fluks.

Nëse keni nevojë për punë lokale dhe vazhdimësi gjatë ndërprerjeve, IVAPOS ose RestoBar+ mund të jenë më të përshtatshme. Nëse doni akses nga çdo pajisje dhe menaxhim online, WebPOS është rruga më fleksibël.

Si të zgjidhni rrugën e duhur

Zgjedhja nuk duhet të nisë nga emri i produktit, por nga procesi i biznesit: sa pika shitjeje keni, sa artikuj menaxhoni, a keni fatura B2B, a punoni me kamarierë ose magazinë, a ju duhet akses nga distanca dhe çfarë raportesh i duhen pronarit ose kontabilistit.

Nëse nuk jeni të sigurt, kërkoni këshillim përpara se të blini pajisjen ose abonimin. Një konfigurim i saktë në fillim kursen kohë, gabime faturimi dhe punë korrigjuese më vonë.

Zgjidhjet që lidhen me këtë udhëzim

Pyetje të shpeshta

A mjafton vetëm një kasë fiskale për fiskalizimin?

Për disa biznese të vogla, një pajisje fiskale mund të jetë zgjidhja më e thjeshtë pasi janë të gjitha në një pajisje dhe nuk ke nevojë për më shumë (as PC as internet). Bizneset që kanë inventar, disa përdorues, faturë elektronike, raporte ose punë nga disa pajisje zakonisht përfitojnë më shumë nga një program fiskalizimi.

A duhet certifikatë elektronike për fiskalizim?

Po. DPT e liston certifikatën elektronike si një nga elementët e nevojshëm për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave përmes një zgjidhjeje software të certifikuar.

Kush duhet ta verifikojë rastin konkret të biznesit?

Rregullat varen nga aktiviteti, lloji i faturave dhe proceset e biznesit. Përpara konfigurimit final, verifikoni kërkesat me burimet zyrtare dhe me ekipin që ju asiston në fiskalizim.

Burime zyrtare